Kur në vitin 2021 mori 300 mijë e 756 vota, Vjosa Osmani ishte bërë personi më i votuar në listat e hapura për deputetë në historinë e re të Kosovës. Por, tash dy kandidatë tjerë kanë marrë më shumë vota se ajo.
Pesë vjet pas, Glauk Konjufca, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka tejkaluar atë numër votash, ndërkohë që ende nuk janë numëruar të gjitha votat me postë dhe ato me kusht.
Konjufca aktualisht ka 300 mijë e 912 vota. Kryetari i VV-së, Albin Kurti, është larg njeriu më i votuar me 383 mijë e 718 vota, duke e thyer rekordin paraprak të vendosur prej tij.
Osmani, e cila kishte marrë pozitën e presidentes në vitin 2021 në saje të një bashkëpunimi me Kurtin, i cili e mori drejtimin e qeverisë, tani kërkon qe t’i vazhdojnë “punët e mira bashkërisht” me kryetarin e VV-së, partisë e cila mori rreth 50% të votave në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.






