Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përmes një opedi ka shprehur 10 dëshirat e tij për vitin 2026 për Kosovë.
Një ndër to është zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese me Serbinë.
Sipas tij, qeveria e re në Kosovë duhet të ketë guxim dhe mençuri politike për të marrë iniciativë dhe për të punuar për paqe të qëndrueshme me Serbinë.
“Marrje e iniciativës për dialogun. Do të doja shumë të dëgjoja politikanët e Kosovës të premtojnë se do të bëjnë gjithçka që munden për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese me Serbinë. Qeveria e re në Kosovë duhet të ketë guxim dhe mençuri politike për të marrë iniciativën dhe për të punuar nën lehtësimin e BE-së për të sjellë paqe të qëndrueshme me fqinjin e saj”, thuhet në shkrimin e ambasadorit britanik për KOHA.






