Grabitje si në filma në Itali, autorët marrin 400 mijë euro nga autoblindi me para në mes të autostradës

Një sulm i armatosur ndaj një automjeti të blinduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm përgjatë autostradës, në drejtim verior, pranë zonës së Ortonës, në provincën e Chietit në Itali, duke shkaktuar kaos në qarkullim dhe panik te drejtuesit e mjeteve.

Sipas autoriteteve italiane, grabitja ka ndodhur rreth orës 06:30, ndërsa autorët kanë përdorur armë zjarri, mjete shpërthyese dhe automjete të djegura për të ndaluar qarkullimin dhe për të bllokuar ndërhyrjen e forcave të rendit.

Grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri drejt mjetit të blinduar për ta detyruar të ndalojë, më pas kanë përdorur eksploziv për të hapur automjetin dhe kasafortën, ndërkohë që rojet ndodheshin ende brenda.

Në vendngjarje, autorët kanë hedhur gozhdë metalike dhe kanë djegur të paktën dy automjete, përpara se të largoheshin me shpejtësi me makina të fuqishme, duke marrë një shumë rreth 400 mijë eurosh.

Si pasojë e tymit nga flakëve, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë, një nga Roma dhe një banor i provincës së Chietit. Ata u trajtuan në vend nga shërbimi i urgjencës 118 dhe refuzuan shtrimin në spital.

Autostrada A14 Bologna–Taranto, në segmentin mes Val di Sangro dhe Pescara Sud, është mbyllur për qarkullim, ndërsa raportohet një radhë trafiku prej rreth 5 kilometrash.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *