Kurti s’kallëzon nëse do ta përkrahë rikandidimin e Osmanit: Ka prioritete para kësaj

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka refuzuar të deklarohet nëse përkrah rikandidimin e Presidentes Vjosa Osmani për këtë post, duke theksuar se paraprakisht duhet të përmbyllen disa procese kyçe institucionale.

Kurti tha se e ka parë deklarimin e Presidentes lidhur me gatishmërinë për një mandat të dytë, por shtoi se prioritetet aktuale janë formimi i Kuvendit, i Qeverisë dhe miratimi i buxhetit

Sipas tij, këta tre hapa janë parakusht për çdo diskutim serioz rreth rizgjedhjes së Presidentes, ndërsa vetëm pas përfundimit të tyre mund të vlerësohen realisht gjasat përpara.

“Ne e kemi parë deklarimin e Presidentes. Së pari, duhet ta formojmë Kuvendin e Qeverinë, gjithashtu duhet ta votojmë buxhetin. Unë besoj që këta janë hapat më të rëndësishëm. Pra, janë tre hapa para se të vijmë te rizgjedhja e Presidentes, dhe unë besoj që nga këta tre hapa ne do të shohim se si janë gjasat përpara. Unë kam deklaruar që është e rëndësishme që të ulemi me Presidenten dhe të diskutojmë të gjitha gjërat. 80 vota në sallë është vështirësi e konsiderueshme.

Përderisa kësaj radhe ne 61 vota i kemi, 80 nuk i kemi, dhe këto marrëveshje ndërkombëtare të cilat po përpiqemi t’i kalojmë sa më shpejt, unë besoj gjithashtu që mund të na japin indikacione për rrugën përpara. Nuk besoj që është e drejtë dhe e dobishme që të flasim për hapin e katërt pa i parë të tre të parët. Vetëm pasi t’i kemi kaluar këta tre hapa, ne mund të flasim.” – tha Kurti.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *