Zohran Mamdani është betuar si kryetar i qytetit të New Yorkut, duke u bërë myslimani i parë dhe personi më i ri ndër breza që merr detyrën në qytetin më të madh të Shteteve të Bashkuara.
Mamdani, një demokrat, u betua në një stacion historik metroje të çaktivizuar në Manhattan pak pas mesnatës të enjten, duke vendosur dorën mbi Kuran teksa bëri betimin.
“Kjo është vërtet nderi dhe privilegji i një jete,” tha Mamdani.
Ceremonia, e administruar nga Prokurorja e Përgjithshme e Njew Yorkut Letitia James, një aleate politike, u mbajt në stacionin e vjetër City Hall, një nga ndalesat origjinale të metrosë së qytetit, i njohur për tavanet e tij mahnitëse me harqe.
Mamdani tani nis një nga detyrat më të lodhshme në politikën amerikane, si një nga politikanët më të ndjekur në vend.
Përveçse kryetari i parë mysliman i qytetit, Mamdani është gjithashtu i pari me prejardhje nga Azia Jugore dhe i pari i lindur në Afrikë. Në moshën 34-vjeçare, Mamdani është kryetari më i ri i qytetit ndër breza.
