Kronikë Policore Lajme Shqipëri

Tre të rinj vdesin në një aksident të rëndë në Shqipëri

Një aksident i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass.

Nga përplasja e dy mjeteve, mjeti tip Volkswagen ku udhëtonin K.M., 24 vjeç, dhe A.R., 28 vjeç, të dy kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ndërsa mjeti tjetër, tip Mercedes-Benz  ku udhëtonin shtetasit M.D., 26 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, dhe A.D.,, 20 vjeçe, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Kjo e fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.