Dy 18-vjeçarë kanë vdekur në qytetin gjerman të Bielefeldit pas një aksidenti që përfshinte piroteknikë të prodhuar në shtëpi, tha policia lokale.
Njëri prej tyre vdiq menjëherë në vendngjarje, ndërsa tjetri humbi jetën pak më vonë pas lëndimeve katastrofike në fytyrë. Policia tha se ngjarjet ndodhën në vende të ndryshme të qytetit ndërsa njerëzit po përdornin fishekzjarrë në festimet e Vitit të Ri.
Në raportime tjera u tha se në Gjermani gjatë festimeve ka pasur edhe raporte të lëndimeve të shumta nga fishekzjarrët dhe përdorimi i tyre jo i sigurt.






