“Do të shtohej dinjiteti kombëtar që është nëpërkëmbur” – çfarë thoshte Nexhat Daci për Vetëvendosjen, para se partia e Kurtit të vinte në pushtet

Akademiku dhe ish-Kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci, ka vdekur sot në moshën 81-vjeçare.

Në rrjete sociale po qarkullon një intervistë e tij e para rreth një dekkade e dhënë për emisionin “Personale”, ku ai fliste për Vetëvendosjen.

Daci, edhe pse potenconte se gjithmonë kishte pasë problem dhe vështirësi ta kuptonte LVV-në, pak vite para se partia e Kurtit të merrte pushtetin në Kosovë, vlerësonte se me ardhjen e VV-së në pushtet do të shtohej dinjiteti kombëtar i Kosovës, që ai cilësonte se ishte nëpërkëmbur dhe se do të fitohej siguria se s’do të ketë keqpërdorime.

“Mos të harrojmë, Vetëvendosja është partia më e fuqishme energjetikisht, me rininë e cila është në tërësi e shkollume. Është rini e shkollume, është rini e pastër që nuk mund t’i bëhet vërejtje.  Në kohën kur fillova unë në një mënyrë në qarqet akademike me thanë që do të jetë zgjidhje e mirë kësaj radhe në Qeveri me qenë Vetëvendosja, e mirë do të jetë për popullin, e mirë do të jetë edhe për shtetin…Do të shtohej dinjiteti kombëtar që është nëpërkëmbur i Kosovës, do të fitohej siguria që nuk do të keqpërdoren asetet ekonomike dhe financiare, nuk do të keqpërdoren”, kishte deklaruar Daci.

Kreu i VV’së, Albin Kurti ka reaguar sot me pikëllim për vdekjen e tij.

Ai ka thënë se Daci do të mbetet një emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    Haradinaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: I pashë të motivuar dhe optimistë për aktgjykim lirues

    Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim për mbi pesë vjet. Duke folur në Klan Kosova, Haradinaj tha se i kishte gjetur ata…

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…