Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi se reagimi ka qenë i shpejtë.

Duke u mbështetur në të dhënat preliminare, Radoniqi tha se deri në ora 15:00 kanë votuar 572 mijë e 726 qytetarë.

“Numri me të drejt vote 572 mijë e 726 votues apo 28.65%”, tha Radoniqi në mbledhjen e KQZ-së.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë të drejtë vote 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë.

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Homazhet për Shpat Kasapin, nëna e këngëtarit ngushëllohet nga vizitorë në Pallatin e Kulturës në Tetovë

    Arkivoli i këngëtarit Shpat Kasapi, i mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar po qëndron në Pallatin e Kulturës në Tetovë – qytetin e tij të lindjes. Atje do të mbahet një mbledhje komemorative për këngëtarin. Në sallë, nëna dhe familjarë të këngëtarët po…