Ndarja e mandateve sipas Exit Polls: E paqartë nëse VV e formon qeverinë me minoritete

Tri Exit Polls të ndryshëm nga mediat në Kosovë parashohin se VV-ja sërish do të dalë e para me rreth 43-45%, rezultat ky që mund t’ia mundësojë 51 mandate në Kuvend, shkruan Gazeta KFVA.

Sipas matjes së kompanisë UBO Consulting, VV i ka marrë 45.7%, PDK  i ka 22%, LDK vetëm 15.6% dhe AAK-ja me 5.3%. NISMA s’e ka kaluar pragun, duke marrë nën 2%.

Në anën tjetër, sipas matjes së Albanian Post dhe T7, VV i ka 43.5%, PDK është e dyta me 23.6% dhe LDK e treta me 15.9%.

Edhe Klan Kosova e vendos VV-në të parën me 44.1%, PDK është e dyta me 23.9%, LDK sërish e treta me 16.1% dhe AAK-ja e kalon pragun me 5.8%.

Nëse këto matje janë të sakta, Vetëvendosja sillet rreth 49-52 mandate në parlamentin e ri, që është përmirësim nga 9 shkurti, kur merrte 48 mandate.

Nëse partia e Albin Kurtit merr 51 mandate, gjë që është e mundshme, atëherë VV-ja mund ta formojë qeverinë me 10 deputetët e minoriteteve joserbe. Kjo do ta krijonte një qeveri me shumicë të thjeshtë prej 61 deputetësh.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…