Kosovë Lajme

Vdes këmbësori që u godit nga vetura tri ditë më parë në Fushë Kosovë

 

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka vdekur  këmbësori që ishte goditur nga një automjet tri ditë më parë në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka bërë të ditur, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës

“Aksidenti ka ndodhur me datën 22 dhjetor në rrugën ‘Shefki Kuleta’ në Fushë Kosovë, ku kanë që të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Në aksident lëndime trupore ka pësuar këmbësori (mashkull), i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, nga ku sot jemi njoftuar se i njëjti ka vdekur.”, tha Ahmeti.

Rasti po hetohet nga Njësiti Rajonal i Trafikut në Prishtinë.