Dhoma e Tregtisë alarmon se bizneset po dëmtohen nga reduktimet e rrymës ditëve të fundit: Të ndërmerren veprime urgjente

 

 

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka thënë se reduktime të ashpra të rrymës po aplikohen thujase në të gjithë vendin ditët e fundit.

DhTIK  thotë se ditëve të fundit është njoftuar nga një numër i madh i bizneseve anëtare se po përballen me ndërprerje të shpeshta dhe të pa planifikuara të energjisë elektrike, të cilat po shkaktojnë rritje të menjëhershme të kostove operative, humbje në prodhim dhe rrezikim të vazhdueshëm të funksionimit të tyre.

Në reagim thuhet se kjo situatë është vazhdimësi e rëndimit edhe më tej të gjendjes së bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për 16.1%  si dhe nga dalja e mbi 1300 bizneseve në tregun e hapur të energjisë.

Po ashtu iu është bërë thirrje akterëve përgjegjës të sektorit energjetik që të ndërmarrin veprime urgjente dhe konkrete për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra të energjisë që po aplikohen thuajse në të gjithë vendit dhe pasojat serioze që kjo gjendje po shkakton për bizneset në vend.

Gjatë ditëve të fundit, DhTIK është njoftuar nga një numër i madh i bizneseve anëtare se po përballen me ndërprerje të shpeshta dhe të pa planifikuara të energjisë elektrike, të cilat po shkaktojnë rritje të menjëhershme të kostove operative, humbje në prodhim dhe rrezikim të vazhdueshëm të funksionimit të tyre.

Kjo situatë është vazhdimësi e rëndimit edhe më tej të gjendjes së bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për 16.1% për konsumatorët e rregulluar, si dhe nga dalja e mbi 1300 bizneseve në tregun e hapur të energjisë, zhvillime këto që tashmë kanë prodhuar dëme të konsiderueshme ekonomike dhe po ndikojnë negativisht në konkurrueshmërinë e sektorit privat.

Me këtë rast, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë u bën thirrje të gjithë akterëve përgjegjës të sektorit energjetik që të ndërmarrin veprime urgjente dhe konkrete për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, rritjen e transparencës në menaxhimin e sistemit energjetik dhe garantimin e kushteve të qëndrueshme për funksionimin e bizneseve dhe ruajtjen e vendeve të punës”, thuhet në reagim

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…