Pamje të tjera, momenti kur Granit Plava arrin në restorant, pas tij edhe Naim Murseli me familje

 

 

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdojnë të shfaqen video-incizimet të ditës së vrasjes së Liridona Ademajt rast për të cilin po gjykohen Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, shkruan KFVA.

Në pamjet e fundit janë shfaqur edhe ato të natës kritike ku prokurorja e rastit sqaron se aty shihet vetura e Naim Murselit si dhe ajo e Granit Plavës, njëri pas tjetrit teksa arrijnë në restorant.

I pari që futet brenda është Granit Plava, e më pas edhe Naim Murseli me familjen e tij, Liridona Ademajn dhe dy fëmijët.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 15 janar 2025, ngriti aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt. Sipas aktakuzës, Murseli, Plava dhe Kokalla kishin dakorduar që vrasja të kryhej nga Plava, me marrëveshje që Murseli t’i paguante 30 mijë euro.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 me një plumb në qafë në një zonë të fshehtë në fshatin Sinidoll të Prishtinës.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…