Ish-pjesëtari i MUP-it u arrestua për kidnapimin e Vukashinoviqit në brendësi të territorit të Kosovës, policia tregon çka sekuestroi në shtëpinë e tij

 

 

Në fshatin Leshak të Leposaviqit, është arrestuar një ish-pjesëtar i ministrisë së brendshme të Serbisë (MUP).

Ai dyshohet për përfshirje në rrëmbimin e shtetasit të Kosovës, Millan Vukashinoviq, nga ana e Serbisë, rast i cili ndodhi më 1 nëntor të këtij viti brenda territorit të Kosovës.

Rastin për arrestimin e tij e ka konfirmuar ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se i arrestuari ka qenë i integruar në Policinë e Kosovës nga viti 2013, por që në ndërkohë kishte dhënë dorëheqje.

Policia bëri të ditur se kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit nga ku kanë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale, 9 telefona celularë, 1 llaptopë, 3 dokumente të formatit A4, 1 pushkë gjuetie me 39 fishekë, 1 jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe 1 tytë arme.

Njoftimi i plotë:

VRASJE E RËND NË TENTATIVË & RRËMBIM

Leposaviq / 01.11.2025 – NN. Më datë 20.12.2025, Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata, ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit m/k, i cili dyshohet se është i përfshirë në dhënien e ndihmës në kryerjen e veprës penale. Ky rast ka ndodhur më datë 01.11.2025, ku viktimë e rastit është një mashkull kosovar. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: 9 telefona celularë, 1 llaptopë, 3 dokumente të formatit A4, 1 pushkë gjuetie me 39 fishekë, 1 jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe 1 tytë arme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…