Hamza: Mjaft me përçarje, vetëm bashkë fitojmë dhe ecim përpara

 

 

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar sot një video-mesazh të ri në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke vendosur në qendër thirrjen për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike.

Në mesazhin e tij, Hamza thekson se qytetarët janë lodhur nga krizat e vazhdueshme dhe ndarjet që, sipas tij, kanë dëmtuar shoqërinë dhe shtetin.

“A nuk jeni lodhur ende nga përçarjet dhe krizat? Unë po! Sepse kur jemi të ndarë, humbim të gjithë. Humb qytetari. Humb shteti. Humb Kosova,” deklaron Hamza në video.

Ai nënvizon se nuk beson në një politikë që përçan, por në një qasje bashkuese që e forcon vendin dhe qytetarët.
“Unë nuk besoj në politikë që përçan. Unë besoj në bashkim. Sepse vetëm bashkë jemi më të fortë. Vetëm bashkë fitojmë,” shprehet kandidati për Kryeministër.

Në përmbyllje të mesazhit, Hamza u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen vizionit të tij për një Kosovë më të qëndrueshme dhe më të zhvilluar.

“Ju ftoj të më bashkoheni për ta çuar Kosovën përpara.”

Videoja është pjesë e serisë së mesazheve elektorale që PDK po publikon gjatë fushatës, me fokus në bashkim, stabilitet dhe një drejtim të ri për Kosovën përpara zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…