Bekë Berisha: Abdixhiku s’ka nevojë të më ftojë për qeveri të përbashkët me Kurtin

 

 

Deputeteti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha para fillimit të seancës së 12-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka komentuar letrën e dërguar nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku për një qeveri transonale.

Berisha ka thënë se s;ka nevojë të më ftojë për një qeveri të përbashkët me Albin Kurtin, raporton KFVA.

“Të përbashkët edhe me Vetëvendosjen. Mendoj se Albin Kurti edhe z.Abdixhiku janë dy anët e të njejtës medalje. Dmth ky po na fton neve unë nuk po guxoj me shku veç vet për me nda fajin për Asociacionin me kryeministrin Kurti me një qeveri të përbashkët, Nuk ka nevojë z.Abdixhiku me më thirrë në një qeveri të përbashkët me Albin Kurtin. Me dashtë e bëjë vet s’ka nevojë”, tha ai.

Gazetarët kanë pyetur Berishën se a është kundër partisë.

“Siç dihet unë i flas opinionet e mija” , u shpreh Berisha.

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…