Publikimi i fotografive nga dosja Epstein, Bill Clinton thotë se Shtëpia e Bardhë po e përdor si “kokë turku”

 

 

Një zëdhënës i Bill Clinton e akuzoi Shtëpinë e Bardhë vonë të premten se po e përdorte atë si “kokë turku”, pasi fotografi të ish-presidentit me  Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell, si dhe me një grua të re në një pishinë, u përfshinë si pjesë e publikimit të dosjeve qeveritare të urdhëruar nga Kongresi.

“Shtëpia e Bardhë nuk i ka fshehur këto dosje për muaj të tërë vetëm për t’i hedhur në publik vonë një të premte për të mbrojtur Bill Clinton,” tha zëdhënësi në një deklaratë në X.

“Kjo ka të bëjë me mbrojtjen e vetes nga ajo që vjen më pas, ose nga ajo që do të përpiqen ta fshehin përgjithmonë. Pra, mund të publikojnë sa të duan fotografi të turbullta mbi 20-vjeçare, por kjo nuk ka të bëjë me Bill Clinton. Kurrë nuk ka pasur, kurrë nuk do të ketë,” shtoi deklarata.

Clinton prej kohësh ka pohuar se i kishte ndërprerë lidhjet me Epstein rreth vitit 2005, para se financieri i diskredituar të pranonte fajësinë për nxitje prostitucioni të një të miture në Florida.

Në deklaratë, zëdhënësi i Clinton, Angel Ureña, tha: “Ka dy lloje njerëzish këtu. Grupi i parë nuk dinte asgjë dhe e ndërpreu kontaktin me Epsteinin para se krimet e tij të dilnin në dritë. Grupi i dytë vazhdoi marrëdhëniet me të edhe pas kësaj. Ne jemi në të parin. Asnjë sasi vonesash nga njerëzit e grupit të dytë nuk do ta ndryshojë këtë. Të gjithë, veçanërisht MAGA, presin përgjigje, jo koka turku.”

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…