PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe

 

 

Paris St-Germain është urdhëruar të dëmshpërblejë ish-lojtarin e saj, Kylian Mbappe me 60 milionë euro, për shkak të rrogave të papaguara. Vendimin e mori të martën një gjykatë në Francë, shkruan A2 CNN.

Mbappe kërkonte një dëmshpërblim shumë më të madh nga ish-skuadra e tij, plot 263 milionë euro, por nga ana tjetër edhe klubi kampion i Europës kishte paditur lojtarin për 240 milionë euro.

26-vjeçari pretendonte 55 milionë euro rroga të prapambetura dhe dëmshpërblim për keqtrajtimin nga klubi. Ndërsa PSG pretendonte kompensim për dështimin e transferimit të Mbappe te skuadra arabe Al-Hilal, në vitin 2023, për 300 milionë euro. KFVA./

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…