Rrebeshe e bubullima të mërkurën, zbresin temperaturat

 

 

Ditën e mërkurë, ndërmjet vransirash të ndryshueshme do të ketë intervale me diell kohëpaskohe.

Nga orët e para të ditës paraqiten kushte për zhvillime rrebeshesh shiu dhe bubullima në pjesë të vendit. Nuk përjashtohet mundësia që lokalisht të ketë zhvillime të ndonjë stuhie më të ashpër me breshër dhe erëra. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-11m/s, ndërsa në mbrëmje mund të ndryshojë drejtimin në veriore. Temperaturat maksimale paksa më të ulëta shkojnë deri në 20C e 23C.

Vransira të ulëta mbulojnë vendin mëngjesin e së enjtes.

Ditën nuk mungojnë intervale me diell, e më vonë pasdite shfaqen kushte për zhvillime rrebeshesh shiu dhe bubullima. Frynë dhe erë më e fuqishme jugperëndimore me hove deri në 17m/s.

Nga dita e premte shtrihen më shumë vranësira, e të reshura përfshinë pjesë të vendit orëve të vona me kalimin në mëngjesin e ditës së shtunë. Të shtunën pasdite dhe gjatë ditës së diel do të ketë vranisra të ndryshueshme dhe intervale me diell, me më pak gjasa për të reshura.

Temperaturat maksimale në rënie graduale deri në 15C e 17C në fundjavë. Minimalet fillimisht luhaten ndërmjet 6C e 10C, e mëngjesin e së dieles mund të zbresin në 3C./

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…