Kosovë Lajme

Osmani nesër në Bruksel për Samitin BE-Ballkani Perëndimor

 

 

Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën nesër në Samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Bruksel.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina.

“Me ftesë të institucioneve të BE-së, Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor”, ka deklaruar Kupina.

Samiti do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa në takim do të marrë pjesë edhe Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas.

Sipas BE-së, Samiti do të shërbejë si një mundësi për të demonstruar dhe rikonfirmuar forcën e marrëdhënieve strategjike mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe përfitimet që ato u sjellin qytetarëve.

Në përfundim të samitit do të miratohet Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor.