Kosovë Kronika- Zezë Lajme

Sërish aksident në Autostradë: Dy të lënduar në vendin ku dje vdiqën dy gra

 

 

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 27-të, drejtimi Suharekë-Duhël.

Aksidenti ka ndodhur pranë vendit ku të premten ndodhi një aksident tragjik, ku humbën jetën dy gra, shtetase të Shqipërisë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, bëri të ditur se na aksident janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona.

Derisa njoftoi se Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me procedurat.

Zona konsiderohet e rrezikshme për shkak se në atë pjesë të rrugës ka një devijim ku dy drejtimet bashkohen në një rrugë të vetme për diku 3 – 4 kilometra.