Parashikimi i motit për të dielën

 

 

Ditën e diel dhe të hënë, ka gjasa që mjegulla ultësirave të mos shpërndahet as gjatë ditës.  Kushte kthjellimes dhe intervale më të gjata me diell parashihen zonave më të larta kodrinoro-malore.

Temperaturat minimale zbresin deri në -2C e -3C, e ato maksimale, në pjesë të mbuluara me mjegull, më të ulëta ndërmjet 1C e 4C, e aty këtu mund të rriten deri në 7C e 8C.

Postimi:

Intervale me diell të shtunën.  Mjegull ultësirave në mëngjes.

Mendimi për motin – 12.12.2025

Mjegulla përsëri formohet ultësirave të vendit mëngjesin e së shtunës, kryesisht nga pjesë të Dukagjinit.  Pjesërisht ultësirave mbetet edhe pas mesdite, derisa mbi një pjesën më të madhe të vendit do të ketë intervale me diell.  Temperaturat minimale zbresin në -1C e 1C, e maksimalet nën kushte kthjellimesh, shkojnë deri në 6C e 7C.  Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 1-3m/s.

Ditën e diel dhe të hënë, ka gjasa që mjegulla ultësirave të mos shpërndahet as gjatë ditës.  Kushte kthjellimes dhe intervale më të gjata me diell parashihen zonave më të larta kodrinoro-malore.  Temperaturat minimale zbresin deri në -2C e -3C, e ato maksimale, në pjesë të mbuluara me mjegull, më të ulëta ndërmjet 1C e 4C, e aty këtu mund të rriten deri në 7C e 8C.

Nga dita e martë ka gjasa të kalojnë vransira shtresore të larta, e mjegulla të shpërndahet, që lejon më  shumë rreze dielli të arrinë në sipërfaqe.  Temperaturat minimale zbresin në -1C, e ato maksimale shkojnë deri në 9C.

  • Shkrime të ngjashme

    I deklaroi rrejshëm për t’i ikur tatimit, Dogana kap barna rreth 49 mijë euro

    Në Zyrën e Brendshme Doganore në Prishtinë është paraqitur për kontroll një dërgesë mallrash, për të cilën gjatë verifikimit dokumentar dhe ekzaminimit fizik janë konstatuar mospërputhje ndërmjet përshkrimit të deklaruar dhe gjendjes faktike. Sipas Doganës, mallrat ishin deklaruar si lëndë…

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…