Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj një grua në Fushë-Kosovë

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua, gjatë ditës së djeshme, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Sipas raportit 24-orësh, vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Rr. Kadri Minushi, Fushë-Kosovë, 10.12.2025, 16:11. Është raportuar se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, u tha në raport.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…