Botë Lajme

Shemben dy ndërtesa në Marok, raportohet për 22 të vdekur

 

 

Të paktën 22 persona vdiqën të martën mbrëma pasi dy ndërtesa u shembën në Fez, një nga qytetet më të vjetra të Marokut dhe një destinacion i rëndësishëm turistik, përcjell KFVA

Autoritetet lokale në Fez raportuan se dy ndërtesa ngjitur, katërkatëshe, u shembën gjatë natës, njoftoi agjencia shtetërore MAP.

Ndërtesat ishin të banuara nga tetë familje dhe ndodheshin në lagjen Al-Mustaqbal, një zonë e dendur me banorë në perëndim të qytetit.

Televizioni shtetëror SNRT raportoi se dëshmitarë në vendngjarje të kenë thënë se ndërtesat prej kohësh kishin treguar shenja çarjesh, pa u marrë masa efektive parandaluese.

SNRT transmetoi pamje të punonjësve të shpëtimit dhe banorëve që gërmonin në rrënoja gjatë natës për të kërkuar të mbijetuar.