Të kamufluar në një qese në oborr, parandalohet futja e dy telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

 

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës, gjatë kontrolleve në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Gjatë inspektimit brenda perimetrit të institucionit, SHKK njofton se është gjetur një qese e dyshimtë, brenda së cilës ishin të fshehur në mënyrë të kamufluar një Samsung, një mini-telefon dhe një kabëll mbushës, shkruan KFVA.

Për rastin janë njoftuar organet kompetente, ndërsa pajisjet e gjetura janë sekuestruar.

“Në të njëjtën kohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në forcimin e sigurisë dhe parandalimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftim.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…