by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Pas grevës 1-javore, Trafiku Urban ka njoftuar se do t’i rikthehet punës nga nesër, shkruan KFVA.
Në njoftim thuhet se pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik qysh prej nesër.
“Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes. Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë që qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin e treguar”, thuhet në njoftim.
Punëtorët e Trafikut Urban dhe transportuesve privat kanë protestuar çdo ditë para objektit të Komunës së Prishtinës.
Kuvendi Komunal i Prishtinës mbajti mbledhje të jashtëzakonshme të enjten për të miratuar bartjen e të hyrave vetanake, për t’i hapur rrugë pagesës së faturave.
Alokimi i një pjese të këtyre mjeteve është bërë tek sot nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Bëhet fjalë për 2.7 milionë euro.
As sonte nuk është nata e tij! Spalletti ka publikuar formacionin startues për ndeshjen e Juventusit ndaj Udineses dhe Edon Zhegrova sërish nuk është pjesë e 11-shës. Ylli i Kosovës nuk po gjen dot vend në 11-shën startuese, me trajnerin që kohë pas kohe po i dhuron minuta vetëm në pjesët e dyta
Nuk janë parë më të afërt sesa në këtë foto që protagonistë ka kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci dhe ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili prej kohësh qëndon jo-aktiv në politikë. Ramiz Lladrovci, i cili fitoi zgjedhjet në Drenas është një nga politikanët më aktiv në vend, duke realizuar kohe pas kohe
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se është seriozisht i shqetësuar me përpjekjet për ta penguar Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, referuar vendimit të KQZ’së për të mos e certifikuar këtë parti. Hargreaves ka deklaruar se veprime të tilla rrezikojnë të dëmtojnë reputacionin
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka njoftuar vdekjen e vëllait të tij. Haziri ka thënë se vëllai i tij ka vdekur në spitalin universitar Zurichut, pas një sëmundje të rëndë “Ma këpute shpirtin vëlla! Vëllau im, Bedriu, ndërroi jetë sonte në spitalin universitar Zurichut, pas një sëmundje të rëndë. Ka qenë më i
