Moscertifikimi i Listës Serbe, Hargreaves i shqetësuar: Veprime të tilla cënojnë raportin me partnerët

 

 

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se është seriozisht i shqetësuar me përpjekjet për ta penguar Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, referuar vendimit të KQZ’së për të mos e certifikuar këtë parti.

Hargreaves ka deklaruar se veprime të tilla rrezikojnë të dëmtojnë reputacionin e vendit si një demokraci multitnike dhe të cenojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se shpresat i ka tek Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Jam seriozisht i shqetësuar për përpjekjen e fundit të aktorëve politikë për të penguar Listën Serbe të marrë pjesë në proceset zgjedhore. Veprime të tilla rrezikojnë të dëmtojnë reputacionin e fituar me vështirësi të Kosovës si një demokraci multietnike dhe të cenojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë. Shpresoj që Paneli për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore të vlerësojë sërish aplikimin e Listës Serbe për certifikim, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Kosovës”, ka shkruar ambasadori britanik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sërish nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Dy vota ishin për, dy kundër dhe shtatë abstenim.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarja serbe votuan për, ndërsa dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…