Arrestohet ish-përfaqësuesja e BE, Federica Mogherini

Ish përfaqësuesja e BE Federica Mogherini është ndaluar nga forcat e rendit të Belgjikës, në kuadër të disa hetimeve të kryera nga Prokuroria Evropiane në Bruksel mbi një mashtrim të dyshuar që lidhet me programet e trajnimit të financuara nga BE për diplomatët e rinj.

Lajmin e raporton gazeta belge Le Soir.

Në kuadër të hetimit, sot janë kryer kontrolle në selinë e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) në Bruksel dhe në disa ndërtesa të Kolegjit të Europës në Bruges. Thuhet se tre persona janë ndaluar, mes tyre edhe Mogherini, rektore e Kolegjit të Europës, ish-Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe ish-ministre e Jashtme në qeverinë Renzi.

Hetimi lidhet me dyshime për favorizime dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien nga EEAS e një programi nëntëmujor trajnimi për diplomatët e ardhshëm evropianë drejt Kolegjit prestigjioz të Europës. Veprat e dyshuara i përkasin periudhës 2021–2022 dhe, sipas Prokurorisë Evropiane, akuzat e mundshme përfshijnë: “mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…