Qalaj i bindur: Kryeministër i Kosovës do të jetë Bedri Hamza

 

“Partitë i kanë strategjitë e tyre të negocimit, por pa dyshim që kryeministër i Kosovës do të jetë z. Bedri Hamza”,  ka thënë Qalaj.

Ai theksoi se përveç përkrahjes që Hamza gëzon nga qytetarët, ai është i respektuar edhe nga kolegët e partive të tjera në Kuvendin e Kosovë.

“Jam i bindur dhe besoj në personalitetin e Bedri Hamzës, në përkrahjen gjithëpopullore që ka pasur dhe në respektin që ka nga të gjithë kolegët, edhe të partive të tjera në Parlamentin e Kosovës”,  shtoi ai.

Sipas Qalajt, mungesa e një zhbllokimi politik lidhet drejtpërdrejt me frikën e kryeministrit të dorëhequr Albin Kurti, se do ta humbte pozitën.

“Arsyeja pse nuk kemi zhbllokim është pikërisht frika e z.Kurtit se nuk do t’i ketë numrat dhe se do të bëhet kryeministër Bedri Hamza”, shtoi Qalaj

Ai ka renditur disa arsye përse nuk po e votojnë kandidaten e propozuar për pozitën e kryekuvendares nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Ai ka theksuar sjelljen e Haxhiut gjatë periudhës kur ajo ka qenë në opozitë, e cila, sipas tij, ka qenë shumë agresive dhe me fjalë të papërshtatshme për kundërshtarët politikë.

Po ashtu, Qalaj ka kritikuar Haxhiun për iniciativën e saj që ka çuar në zvogëlimin e fondeve për mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Sjellja e saj që nga koha kur ka qenë në opozitë ka qenë shumë agresive dhe me fjalë nga më banalet ndaj kundërshtarëve të saj politikë. Ju e dini sjelljen e saj ndaj kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, z. Kadri Veseli. Një tjetër barrierë e madhe është çështja e zvogëlimit të fondeve për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë. Ajo ka qenë iniciatore që këto fonde të zvogëlohen dhe kjo ka dëmtuar shumë mbrojtjen e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit”,  deklaroi Qalaj./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…