Ambasadorja e Kosovës në Norvegji në tubim të VV-së, a e theu ligjin? – Shpërthejnë reagimet

Ambasadorja e Kosovës në Norvegji, Nita Luci, është fotografuar dje duke marrë pjesë në tubim zgjedhor të Vetëvendosjes në Osllo.

Anise ligji e ndalon një gjë të tillë, Luci për pak kohë u skejua ndaj obligimeve të saj ligjore të Republikës së Kosovës për të marrë pjesë në tubime partizane dhe zgjedhore të Vetëvendosjes.

Ajo ishte e ulur në rresht të parë përballë në fushatën zgjedhore të Albin Kurtit.

Mirëpo neni 32, Pika 1.5 e Ligjit për Shërybesit e Jashtëm ia ndalon ambasadores Luci çfarëdo pjesëmarrje në aktivitete partiake “gjatë periudhës në shërbimin e jashtëm”, shërbim të cilin ajo ende s’e ka kryer për mandatin e plotë diplomatik që i përfundon vitin e ardhshëm.

Më poshtë mund të shihni ligjin për shërbyesit e Jashtëm dhe pikës referuese:

Menjëherë pas kësaj vërshuan reagime në drejtim të ambasadores Luci nga partitë politike ish-opozitare. Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovës e quajti “cënim të institucioneve “ dhe “rrezik për demokracinë” transgresionin ligjor të Nita Lucit për Vetëvendosjen.

“Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me avazin e vjetër, shpërdorimin e të gjitha resurseve shtetërore për beteje elektorale. Kjo sjellje tregon mungesë respekti për vet shtetin dhe institucionet e Republikës. Institucionet janë më të mëdha se partitë, më të mëdha se individët. Ne jemi vetëm shërbyes të përkohshëm në to. Cënimi i institucioneve është i rrezikshëm për demokracinë, për ligjshmërinë dhe për vet Republikën. Ambasadat nuk janë të VV-së. As të PDK-së. Ambasadat janë të Republikës së Kosovës. Mendësisë abuzive të VV-së do t’i vijë fundi më 28 Dhjetor”, tha Vlora Çitaku në reagim.

Edhe Blerta Deliu nga PDK, reagoi duke pyetur se “kush garanton” që ambasadat e Kosovës jashtë vendit nuk përdoren politikisht në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare të 28 nëntorit, ku votimet do të zhvillohen edhe në ambasada dhe konsulata.

“Kur ambasadorja paraqitet në tubim të VV-së në Oslo, kush garanton se ambasada nuk po përdoret politikisht?”, shkroi Deliu.

Për këtë “skandal, reagoi edhe vetë gazetari Lirim Mehmetaj, i cili u shpreh “i bindur” se Vetëvendosje “do të vjedh vota edhe në ambasada”.

“More ketu eshte rrezik edhe vota ne ambasada. Jam krejtesisht i bindur qe ka me u vjedhe vota prej VV-se edhe neper ambasada”, ka shkruar Mehmetaj mes tjerash.

Se çfarë lëvizje po bënë LVV-ja, mbetet konfuzion kjo pasi edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve në nivel lokal u raportua për dyshime për blerje votash në Mitrovicë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…