by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Të hënën në mbrëmje, një aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën A3 pranë Mumpf, në Zvicër. Kjo shkaktoi një bllokim trafiku, në fund të të cilit një tjetër shofer më vonë u përplas ballë për ballë me një kamion gjysmërimorkio. 50-vjeçari vdiq në vendin e aksidentit. Kështu bëri të ditur policia kantonale e Aargau të martën.
Aksidenti i parë ndodhi në orën 8:45 të mbrëmjes dhe në të raportohet se ishte i përfshirë një 18-vjeçar kosovar nga rajoni i Fricktal po drejtonte një BMW 330 kabriolet drejt Cyrihut, raporton 20 Minuten.
Ai humbi kontrollin e automjetit të tij, doli në argjinaturë, u përmbys dhe u përplas me barrierën e rrugës. I riu u dërgua me ambulancë në Spitalin Universitar të Bazelit. Sipas raporteve fillestare, lëndimet e tij nuk janë serioze. Makina u shkatërrua plotësisht.
Shkaqet e sakta të aksidentit janë ende të paqarta. Gjetjet fillestare sugjerojnë se shpejtësia e tepërt ka luajtur një rol. Provat tregojnë gjithashtu se dy automjete të tjera BMW, të drejtuara nga kolegë të të aksidentuarit – një zviceran 18-vjeçar dhe një italian i së njëjtës moshë nga rajoni i Fricktal – mund të kenë qenë të përfshira në aksident.
Për të sqaruar rrethanat, policia kantonale e Aargaut ka arrestuar përkohësisht dy shoferët – një shtetas zviceran 18-vjeçar dhe një italian 18-vjeçar nga rajoni Fricktal. Zyra e prokurorit publik të Rheinfelden-Laufenburg ka hapur një hetim penal.
Për hetimin e aksidentit, policia kantonale u detyrua të mbyllte korsinë e djathtë drejt Cyrihut. Si rezultat, u formua një radhë e gjatë. Në fund të kësaj radhe, një kamion me gjysmërimorkio u ndal në korsinë e djathtë kur, në orën 23:40, një Volvo iu afrua korsisë së parakalimit dhe u përplas me të e për pasojë një 50 vjeçar vdiq.

Mendimi për motin – 4.12.2025 Reshje të shiut përfshinë vendin ditën e premtë, që herë herë lokalisht mund të jenë pak më intenzive. Krejt lartë zonave malore parashihen mundësi edhe për reshje dëbore. Temperaturat minimale zbresin në 5C e 8C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 9C e 11C. Frynë erë verilindore 4-6m/s.
Banka Qendrore Evropiane (BQE) i ka bërë thirrje kryeministres italiane Giorgia Meloni që të “rishqyrtojë” një propozim për të deklaruar se rezervat e arit të mbajtura nga banka qendrore e vendit i përkasin popullit italian. Në një opinion të publikuar të mërkurën, BQE paralajmëroi se çdo ligj që mund të ndikojë statusin juridik
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur rreth mundësisë së koalicioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke e cilësuar këtë çështje si “një pyetje një milion dollarëshe”. “Ajo është pyetje një milion dollarëshe, shumë hipotetike, sepse ne duhet ta krijojmë qeverinë njëherë e pastaj të kalohet tek presidenti,” tha Bajqinovci. I pyetur
Marrëveshja e paqes mes Ruandës dhe Kongos në Uashington, Trump: Një mrekulli, ndihem i privilegjuar
Presidenti amerikan Donald Trump ka kryesuar sot në Uashington ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje mes Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, në një ndërtesë që së fundmi është riemërtuar në nder të tij. Megjithë tonin optimist të Trump, i cili e quajti dokumentin “një mrekulli”, luftimet e ashpra në lindje të
