Rikthehen reshjet, parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të jenë mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore, ndërsa intervale reshjesh e rrebesh afatshkurtra shiu priten në disa rajone. Në malet e larta priten reshje të dobëta bore.

Në mbrëmje vonë pritet të ketë shtim të vranësirave me rrebeshe lokale shiu por jo në të gjitha viset. Temperaturat në mëngjes do të zbresin deri në -1 gradë Celsius, kurse gjatë ditës maksimalja pritet të arrijë deri në 10 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e martja sjellë mot me vranësira e në disa rajone intervale kohore me diell. Në Shumë zona të Shqipërisë do të rifillojnë reshjet lokale të shiut, paksa më intensive në zonat bregdetare dhe përreth. Në viset tjera reshje të pakta lokale.

Në Maqedoninë Veriore nesër nuk priten reshje dhe parashihet të ketë intervale kohore me diell dhe kalime vranësirash të herëpashershme ashtu siç pritet edhe në Luginë të Preshevës.

Mal i Zi më shumë vranësira e në mbrëmje reshje shiu. Në veri të vendit reshje afatshkurtra bore dhe pastaj shqote.

E mërkura sjellë më shumë vranësira dhe më shumë shiu si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Më pak shi pritet të ketë në pjesë të Kosovës.

Edhe dita e entje me vranësira e reshje të lokalizuara shiu.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…