Basha prej zyrës së kryeparlamentarit fton diasporën të votojë: Ju lus të bëheni pjesë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Nga zyra e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, nga Lëvizja Vetëvendosje, u ka bërë thirrje mërgimtarëve të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Basha që për disa muaj ish kryetar i parlamentit, deri në shpërndarjen e tij, ka shfrytëzuar hapësirat e këtij institucioni që të ftojë diasporën për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

‘’Të dashur mërgimtarë

Me mirënjohje të thellë për kontributin tuaj para luftës, gjatë luftës, ditëve më të rënda për vendin tonë, si dhe për mbështetjen e pandërprerë pas çlirimit, ju që keni qenë gjithmonë forca dhe zëri ynë, brenda e jashtë vendit, sot ju drejtohem me respekt të veçantë për të kërkuar edhe një herë zërin tuaj të çmuar, pjesëmarrjen tuaj në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit’’, është shprehur Basha.

Tutje, ai drejtuar diasporës, ka thënë se ata që nuk do të jenë në Kosovë për zgjedhje, i kanë dy mundësi të tjera për të votuar, duke përmendur votimin në ambasada apo konsullata, dhe si mundësi të dytë votimin me postë.

‘’Ju lus të bëheni pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit’’, ka thënë ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…