10 hapat deri në konstituimin e Kuvendit

 

 

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar sot 15 prillin, si datë për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës i ka shpjeguar 10 hapat deri në konstituimin e Kuvendit. Ai ka sqaruar se përgatitjet për këtë ditë i takojnë Kryetarit të legjislaturës së kaluar, Glauk Konjufcës, i cili së paku pesë ditë para seancës duhet të thërrasë një takim me krerët e partive që kanë fituar ulëse në Kuvend, për të diskutuar rendin e ditës dhe ndarjen e vendeve në sallë.

Më poshtë gjeni të gjitha hapat:

-Seanca konstituive, e thirrur nga Presidentja Osmani, nuk është si seancat e zakonshme. Nuk ka fjalime, as nuk ka debat. Është një seancë procedurale, por vendimtare drejt formimit të institucioneve që burojnë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

-Përgatitjet për këtë ditë i takojnë Kryetarit të legjislaturës së kaluar, Glauk Konjufcës, i cili së paku pesë ditë para seancës duhet të thërrasë një takim me krerët e partive që kanë fituar ulëse në Kuvend, për të diskutuar rendin e ditës dhe ndarjen e vendeve në sallë. Nëse nuk e bën, seanca mbahet gjithsesi në datën që ka caktuar Presidentja.

-Por seancën nuk do t’a kryesojë Glauk Konjufca. Ajo do të drejtohet përkohësisht nga deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga më i riu.

-Fillimisht, çdo parti cakton një anëtar në Komisionin e Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve. Ky komision kontrollon nëse në sallë ka kuorum dhe nëse të gjithë deputetët kanë mandate të vlefshme. Komisioni do të udhëhiqet nga një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

-Pas prezantimit të raportit të komisionit, ai votohet nga Kuvendi. Vetëm pas kësaj vazhdohet me betimin.

-Deputetët bëjnë betimin solemn dhe marrin zyrtarisht mandatin e tyre si përfaqësues të zgjedhur.

-Më pas votohet Kryetari i ri i Kuvendit, që duhet propozohet nga partia më e madhe parlamentare. Zgjedhja bëhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Nëse zgjidhet, ai menjëherë merr drejtimin e seancës.

-Tutje, vijohet me zgjedhjen e pesë nënkryetarëve: tre propozohen nga tri partitë më të mëdha (LVV, PDK dhe LDK), një nga deputetët e komunitetit serb, dhe një tjetër nga deputetët e komuniteteve të tjera jo-shumicë. Kandidati i subjektit më të madh duhet të jetë i gjinisë tjetër nga Kryetari.

-Seanca konsiderohet e përmbyllur – e rrjedhimisht Kuvendi i konstituar – vetëm pasi zgjidhen Kryetari dhe të gjithë nënkryetarët. E megjithatë, nuk ka asnjë afat të përcaktuae kohor për zgjedhjen e tyre, duke lënë hapësirë për zvarritje të procesit.

-Por nëse seanca ndërpritet për çfarëdo arsyeje, pauza nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…