Dështojnë negociatat mes Limajt e Abdixhikut, NISMA refuzon të bëhet pjesë e listës së LDK-së

Negociatat mes Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Fatmir Limajt të NISMA’s Socialdemokrate kanë dështuar pa ndonjë marrëveshje për bashkëpunim, tash për tash.

Siç merr vesh Gazeta pengesë ka qenë numri i vendeve që i janë ofruar Limajt në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë dhe shkrirja e tyre në listën e partisë së Lumir Abdixhikut, pa siglën e Nismës.

Reporteri.net ka kontaktuar të enjten Limajn, por i njëjti nuk është përgjigjur në thirrjet e mediumit e as nuk ka kthyer përgjigje me shkrim.

Dje vetë kreu i NISMA’s konfirmoi se po zhvillojnë negociata me LDK’në, duke i hedhur poshtë disa raportime se po negocion edhe me PDK-në.

Po ashtu, edhe kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, deklaroi të hënën se një pjesë e listës së kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit mbetet e hapur, përfshirë edhe për NISMA’n e Fatmir Limajt.

LDK do të kujdeset që një pjesë të listës së vetë, ta hapë për partitë e tjera, përfshirë edhe z. Limaj me deputetët e vetë. Për këtë çështje do të diskutojmë ditëve në vijim, por le të themi se kemi gatishmëri”, deklaroi ai.

“Jemi të hapur edhe për partitë, edhe për individë”, deklaroi Abdixhiku. 

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…