Ermal Sadiku i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Vlerë e çmuar për vendin dhe forcim i ekipit tonë

Inxhinieri dhe sipërmarrësi i njohur, Ermal Sadiku, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka lavdëruar karrierën profesionale të Sadikut, duke theksuar se:

“Si themelues i disa prej kompanive më të suksesshme të sektorit ICT, ai ka kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e industrisë vendore të teknologjisë, duke krijuar vende pune me standarde ndërkombëtare dhe duke dëshmuar se edhe nga Kosova mund të ndërtohen produkte që konkurrojnë denjësisht në tregun global”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka shtuar se aderimi i Sadikut në LDK përbën një forcim të ekipit, pasi ai sjell “profesionalizëm, integritet e përvojë”.

“Ai vjen si një adresë e tashme politike dhe e ardhme e sektorit më me potencial në Kosovë”, u shpreh kryetari i LDK-së.

Ermal Sadiku, bashkëthemelues i LinkPlus, ka shërbyer si ligjërues në fakultet, si kryetar i Bordit të STIKK dhe vazhdon të jetë mentor e trajner i shumë të rinjve që synojnë karrierë në fushën e teknologjisë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…