Moti i keq, shembet muri mes Izraelit dhe Bregut Perëndimor

Reshjet e fuqishme të shiut shkaktuan shembjen e një pjese të murit ndarës të ndërtuar nga Izraeli në jug të Bregut Perëndimor, të martën, raportoi Anadolu.

Sipas tyre, muri u rrëzua pjesërisht si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që sollën përmbytje të menjëhershme në jug të Hebronit. Një video e publikuar nga terreni tregonte shkatërrimin e plotë të një segmenti të murit prej betoni.

Ndërtimi i murit ndarës nisi në vitin 2002, me qëllimin për të ndarë Bregun Perëndimor të okupuar nga territori i Izraelit. Dy vite më vonë, në 2004, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha një opinion këshillimor duke e cilësuar murin si të paligjshëm.

Shirat e dendura shkaktuan gjithashtu rrëshqitje dheu që penguan qarkullimin në rrugët kryesore në perëndim të Ramallahut, në zonat qendrore të Bregut Perëndimor. Korrespondenti i Anadolu raportoi se disa automjete u dëmtuan nga përmbytjet, megjithëse nuk ka njoftime për të lënduar.

“Zona ka përjetuar sasi të mëdha reshjesh brenda pak orësh, në një hapësirë të gjerë”, tha meteorologu palestinez, Qussai Halaika, në një deklaratë.

Ai shtoi se pjesët perëndimore të Jerusalemit, Betlehemit dhe Hebronit pësuan reshje të konsiderueshme, ndërsa ato u pakësuan më tej drejt lindjes.

Territoret palestineze prej disa ditësh po përballen me kushte të paqëndrueshme atmosferike, të shoqëruara me shi të dendur dhe erëra të forta, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e përmbytjeve në zonat e ulëta dhe mundësinë e shembjes së mëtejshme të rrugëve.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…