Reuten: T’i hiqen masat Kosovës dhe t’i procesohet aplikimi për anëtarësim në BE

Anëtari i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, ka thënë se Komisioni Evropian duhet t’iu propozojë shteteve anëtare të BE-së që menjëherë t’ia heqin masat Kosovës.

Ai në një reagim në profilin e tij në “X”, ka thënë se gjithashtu duhet të nis edhe procesimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian.

“Komisioni Evropian duhet t’u propozojë shteteve anëtare heqjen e menjëhershme të masave kundër Kosovës dhe gjithashtu të fillojë përpunimin e kërkesës për anëtarësim në BE”, ka shkruar ai.

Lidhur me masat dje në Tiranë ka folur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Në prani të Komisioneres Marta Kos dhe Drejtorit për Zgjerim, Gert Jan Koompan, Kurti ka thënë se është hera e fundit që do të adresojë çështjen e masave dhe se ato duhet të hiqen menjëherë.

Për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, Kurti dhe Osmai në vazhdimësi kanë kërkuar që të bëhet progres, megjithatë edhe pse kanë kaluar tre vite, ende s’është parë asnjë hap nga BE-ja.

POSTIMI

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…