Përmbytjet, Kolonja pa ujë të pijshëm, 133 banesa nën ujë në Maliq, mungon energjia në fshatra

Problematika të mëdha ka shkaktuar moti i keq me reshje të dendura shiu në qarkun e Korçës.

Në Bashkinë e Kolonjës janë marrë masa për devijimin e rrjedhës së lumit, me qëllim parandalimin e dëmtimit të urës së Qinamit. Aktualisht ura në Novoselë është riparuar dhe qarkullimi vijon normalisht.

Ndërkohë po kryhet shkarkimi i depos së ujit, pastrimi dhe klorinimi. Janë marrë mostra për analiza dhe është njoftuar popullata që të mos konsumojë ujin deri në njoftim të dytë.

Në Maliq, ka prezencë uji në 133 banesa, teksa problem janë dëmtimet e akseve Mesmal–Velçan–Selcë, Lozhan Fshat, Desmir–Moçan dhe Fshati Dolan. Në këto zona janë në rrezik shembje 5 banesa.

Qarkullimi në akset: Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras paraqitet normal. Përjashtim bën ura lidhëse midis fshatrave Qinam–Selenicë, e cila mbetet e bllokuar që nga mbrëmja e djeshme.

Në segmentin Ersekë–Leskovik–3 Urat, qarkullimi zhvillohet pa probleme. Po kështu, rruga Maliq–Lozhan–Kufi Gramsh është e kalueshme normalisht.

Në segmentet Korçë/Boboshticë–Dardhë, rruga ka çeduar, nga subjekti u morën masat duke vendosur sinjalistike portative informuese për ngushtim rruge.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…