• Sat. Nov 22nd, 2025

Moti sot, kryesisht i vranët me reshje shiu

Nov 22, 2025

Mbi vendin tonë të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 deri në 12 gradë Celsius.

Kurse të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Për shkak të uljes së temperaturave të dielën në viset malore parashihet të bie borë.