Reagon babai i Granit Xhakës, pasi i biri i tij nuk u pritë mirë nga tifozët shqiptarë

Babai i Granit Xhakës, Ragipi, ka shkruar një letër emocionale për të dhe djalin tjetër, Taulantin.

Ky shkrim i tij vjen pas fishkëllimave ndaj Xhakës në “Fadil Vokrri” në ndeshjen Kosovë-Zvicër.

“Lideri dhe kapiteni im, Granit. Çdo hap që kam hedhur nga Kosova deri në Zvicër, çdo vendim që kam marrë, e kam bërë duke menduar për ty dhe për Taulantin. Pse? Sepse desha që ju të rriteni të drejtë, të ndershëm, të fortë dhe të paepur. Desha t’ju mësoj të përballeni me çdo sfidë dhe çdo sakrificë, dhe ju e keni bërë këtë me nder e me karakter. Jam krenar, biri im”, ka shkruar ai.

Xhaka tha që edhe kur nuk kanë pranuar dashuri, djemtë e tij  kanë qenë falënderues, dhe në fund kanë përfunduar të dashur sepse “zemra e madhe fiton gjithmonë”.

“Desha që ta donit veten, familjen dhe atdheun e të parëve tanë dhe ju e bëni këtë çdo ditë. Ju mësova si luftohet e si qëndrohet përballë më të këqijve, dhe sa herë ua solli jeta beteja të vështira, ju u ngritët më të forte. Sa herë që dikush nuk ju ka dashtë, ju keni falenderuar. Dhe në fund, ju prapë ju kanë dashtë sepse zemra e madhe fiton gjithmonë”, ka përfunduar ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…