‘S`kemi heronj për të sakrifikuar’, ‘Drejtësi, jo politikë’: Protestë paqësore para EULEX-it ku po mbahet Hashim Thaçi

 

 

Një grup të rinjsh ka organizuar një protestë paqësore para selisë së EULEX-it në Fushë Kosovë, ku po qëndron ish-presidenti Hashim Thaçi. Protestuesit mbajnë pankarta me mesazhe si “Liri për çlirimtarët” dhe “Drejtësi, jo politikë”.

Ndërkohë, tek selia e EULEX-it në Fushë Kosovë, Thaçi ka pritur vizita nga vëllezërit e tij, ndërsa aktualisht bashkëshortja e tij, Lumnie Thaçi, është brenda për të qëndruar me të.

Ndërsa, Gjykata Speciale i dha dje leje ish-presidentit Hashim Thaçi të vizitojë varrin e babait të tij, i cili ndërroi jetë të dielën.

Kjo vizitë e Thaçit vjen pasi atij njëherë nuk iu lejua të merrte pjesë në varrimin e babait të tij, që u varros të martën.

Shkrime të ngjashme

Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…