Tentim-vrasje në Prizren, një person nga trotineti e plagos në të dy këmbët 28-vjeçarin që po lëvizte me veturë

Një tentim-vrasje ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në Prizren, ku një burrë është plagosur në të dy këmbët sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, nga një i dyshuar që po lëvizte me një trotinet elektrik.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri me dije se viktima është një 28-vjeçar me inicialet Gj.Sh, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ai bëri me dije se i dyshuari është larguar nga vendngjarja me trotinet dhe akoma nuk është identifikuar.

“Më datë 19.11.2025, rreth orës 23:15, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, patrulla policore gjatë patrullimit ka dëgjuar krisma armësh dhe ka hasur një person të plagosur nga arma e zjarrit. Viktima, Gj. Sh., mashkull 28 vjeçar nga Prizreni, ka pësuar plagosje në të dy këmbët dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Sipas informacioneve të para, dyshohet se Viktima ishte në lëvizje me automjet kur një person ka shtënë me armë në drejtim të tij dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një trotinet elektrik. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin, është filluar rasti “Vrasje në tentativë” dhe hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve i DRP Prizren. Policia ka mbledhur prova nga vendi i ngjarjes, ka intervistuar viktimën dhe dëshmitarët, dhe po punon në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit”, ka deklaruar Bytyqi.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…