Kosovë Lajme

Sot kremtohet Kurban Bajrami

 

 

Myslimanët si në tërë botën, ashtu edhe në Kosovë, sot e kremtojnë festën e Kurban Bajramit, festë kjo e cila simbolizon sakrificën ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njerëzve.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban-Bajramit, u mbajt në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Namazi i Kurban-Bajramit u fal në orën 05:35.