Operacioni i rrallë në QKUK, dy gra me super-proteza krahu

Dy gra, njëra 74 e tjetra 68-vjeçe, iu nënshtruan një operimi të rrallë. Kjo pasi ato po përballeshin me probleme shëndetësore të cilat lidheshin me krahun, e që nuk janë shumë të shpeshta.

Njërës dhe tjetrën iu vendosën proteza në dorë,

Intervenimi te to, që u realizua për herë të parë në klinikën e Ortopedisë në QKUK, u krye falë shkollimeve shtesë që ndoqën jashtë vendit specialistët e rinj, Kushtrim Grezda dhe Bujar Shabani.

Por, dija e këtyre dy mjekëve nuk do të mjaftonte për intervenim, sikur të mos ishin edhe donatorët për furnizim me implante dhe tavolinën operative.

Pacientet e para, që u operuan dy javë më parë, u shprehen të kënaqura me atë se si shkoi intervenimi, por edhe me shërbimin spitalor.

Operacioni i vendosjes së protezës së krahut kushton nga 10 deri në 12 mijë euro, ose sa dyfishi i asaj të gjurit apo kërdhokullës, që vendosen në spitalet private dhe ato jashtë vendit

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…