E gjetën dhe e dorëzuan në Polici kuletën me para, Presidentja Osman nderon tre fëmijët nga Ferizaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim tre fëmijë, të cilët  dje u bënë shembull i ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare. Në Ditën Botërore të Fëmijëve, Presidentja nderoi Diar Terziun, Anik Terziun dhe Rajana Terziun, pasi ata gjetën një kuletë me para dhe e dorëzuan në polici.

Osmani tha se akti i tyre është dëshmi e vlerave të larta morale dhe një frymëzim për të gjithë fëmijët në vend. Ajo u ndau mirënjohje të veçantë, duke theksuar se sjellja e tyre pasqyron shembullin më të mirë të edukimit, integritetit dhe qytetarisë aktive.

“Fëmijët tanë kanë forcën të na tregojnë rrugën e duhur. Sot, këta tre heronj të vegjël e dëshmuan këtë,” u shpreh Presidentja, duke shtuar se ngjarja vjen si simbol i asaj që duhet të kultivohet tek gjeneratat e reja: sinqeriteti, besimi dhe respekti ndaj të tjerëve.

POSTIMI

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…