Konjufca prezanton kabinetin qeveritar, e heq Dimal Bashën dhe e shton Besnik Bislimin

Mandatari për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca ka prezantuar programin dhe kabinetin e tij qeveritar.

Ndryshimi i vetëm që ka bërë Konjufca nga emrat që kishte propozuar, Albin Kurti, është zëvendësimi i Dimal Bashës me Besnik Bislimin.

Konjufca në kabinetin e tij qeveritar ka propozuar që Bislimi të jetë Ministër i Infrastrukturës.

Po ashtu siç tashmë është bërë e ditur, Konjufca ka ndërruar vendet me Kurtin, duke e propozuar atë për Zëvendësministër të parë dhe Ministër të Jashtëm, shkruan KFVA,

Kabineti  i plotë qeveritar i propozuar nga Konjufca:

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm dhe Diasporës, – Albin Kurti

Zëvendëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave – Fikrim Damka

Ministër i Financave – Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla

Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu

Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministër i Arsimit – Avni Zogiani

Ministër i Kulturës – Fatmir Spahiu

Ministër i Sportit – Blerim Gashani

Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë – Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës – Besnik Bislimi

Ministre e Tregtisë – Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë – Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Veshall.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…