• Tue. Nov 18th, 2025

Rama e çon në Kushtetuese çështjen e buxhetit të Prishtinës

Nov 18, 2025

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se kanë dorëzuar kërkesë urgjente në Gjykatën Kushtetuese pas “bllokimit arbitrar” të buxhetit të Kryeqytetit nga Ministria e Financave.

“Ky veprim i paprecedentë ka vënë në rrezik funksionimin e shërbimeve bazë për qytetarët e Prishtinës nga pastërtia, siguria sociale, mirëmbajtja e infrastrukturës, e deri te pagesat për punëtorët dhe kontraktuesit. Kjo është goditje politike ndaj Kryeqytetit dhe ndaj vetë qytetarëve, të cilën nuk mund ta tolerojmë”.