Moti i keq në veri të Italisë, shkatërrohen 3 banesa, disa persona të zhdukur

Vijon vala e motit të keq në veri të Italisë. Një rrëshqitje dheu shkaktoi shembjen e 3 banesave në rajonin e Friuli Venezia Giulia në zonën e Gorizia.

Një person u nxor i gjallë nga rrënojat, dhe dy të tjerë u shpallën të zhdukur, pas reshjeve të dendura që u regjistruan gjatë natës.

Dheu ra mbi Brazzano di Cormons, ku ndërhynë zjarrfikësit bashkë me vullnetarët e mbrojtjes civile. Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Torre 300 persona u evakuan nga shtëpitë e tyre po në Gorizia, ndërsa shumë vetë u ngjitën nëpër çati për te shpëtuar.

Rajoni i Friuli Venezia Giulia u godit nga stuhi të fuqishme të cilat sollën përmbytje masive dhe disa rrëshqitje dheu, veçanërisht rreth provincave të Udine dhe Gorizia.

Zjarrfikësit u erdhën në ndihmë disa personave, teksa lumenjtë përmbytën rrugët. Ekipe të posaçme nga Lombardia, Veneto dhe Emilia Romanja u mobilizuan për të përforcuar njësitë lokale. 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…