KQZ: Nuk kemi buxhet të planifikuar për zgjedhje të tjera

Brenda një viti, qytetarët iu drejtuan kutive të votimit tri herë. Mirëpo këto procese zgjedhore vlerësohet se i kushtuan shumë buxhetit të shtetit.

Kostoja për organizimin e zgjedhjeve parlamentare ishte afër 8 milionë euro. Kurse për ato lokale, të cilat u mbajtën së fundmi, ende mungojnë të dhënat.

“Buxheti i planifikuar për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të datës 9 shkurt ka qenë në vlerën prej 8.7 milionë euro dhe sipas raportimeve të fundit 7.9 milion prej tyre janë shpenzuar nga ana e KQZ për qëllim të atij procesi zgjedhor. Ndërkaq sa i përket buxhetit të planifikuar për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe raundit të dytë buxheti i planifikuar për ka qenë me shifrën 10.5 milion euro por deri në këto qaste nuk kemi të dhëna se sa nga këto mjete janë shpenzuar me qellim të organizimit të këtij procesi zgjedhor realisht”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Kësisoj, sipas zëdhënësit të KQZ-së, nëse imponohen edhe një palë zgjedhje të parakohshme, mbajtja e tyre do të ishte sfidë.

“Sa i përket zgjedhjeve eventuale të parakohshme të cilat po përmenden KQZ nuk ka buxhet të planifikuar sepse të vetmet procese zgjedhore të planifikuara për këtë vit janë ato që janë mbajtur domethënë me 9 shkurt dhe pastaj këto lokale me 12 tetor dhe 9 nëntor”, ka thënë ai për Tëvë1.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shpenzimi kryesor i buxhetit nuk është vetëm për blerje të pajisjeve dhe të ngjashme, por pjesa më e madhe e mjeteve shpenzohet për të paguar trupat zgjedhor dhe stafin tjetër që angazhohet gjatë gjithë procesit zgjedhor.

  • Shkrime të ngjashme

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…

    Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. “Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni…